Kosova

Petkoviç i reagon Kurtit: “Mund të shpikë gjëra, por s’e liron nga obligimi për ta formuar Asociacionin”


Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste në Top Chanel ka theksuar se nuk do të ketë autonomi dhe vetëqeverisje për serbët.

Petkoviç ka theksuar se Kurti “mund të shpik gjëra”, por kjo nuk e liron nga obligimi për ta formuar Asociacioni e Komunave me Shumicë Serbe sipas marrëveshjes së Brukselit.

“Marrëveshja e Ohrit përcakton detyrimin e Prishtinës për të formuar Asociacionin në përputhje me marrëveshjet e mëparshme përkatëse nga dialogu”, ka shkruar ai në Twitter.

Për Petkoviç-in, koha kur “Kurti mund të shtiret si plogështi dhe të prodhoj kriza ka mbaruar”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka garantuar se Marrëveshja e dakordësuar fillimisht në Bruksel e më pastaj në Ohër të Maqedonisë së Veriut, nuk përmban kurrfarë autonomie për serbët në Kosovë.

Shumë njohës të së Drejtës Ndërkombëtare argumentuan se Neni 7 i Marrëveshjes, i cili flet për një sigurim të një niveli të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, sjellë një autonomi për serbët.

Por, për Kurtin për një gjë të tillë as që bëhet fjalë, pasi sipas tij, në Kosovë nuk mund të ketë super-minoritete e as njerëz të privilegjuar në bazë të përkatësisë etnike.

“Askund nuk ka kurrfarë autonomie për serbët lokal në Kosovë, ata janë qytetarët të Republikës së Kosovës, unë jam kryeministër edhe i atyre, në nenin 7 flitet për vetëmenaxhim të komunitetit serb në një nivel adekuat vetë-menaxhimi kjo do të thotë se kemi referencë marrëveshjen kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave kombëtare”.

Sipas tij, Marrëveshja në fjalë nuk fletë për vetë-administrim as për vetë-qeverisja, por ka njohje de facto ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti garanton se s’ka autonomi për serbët: Në Kosovë s’mund të ketë super-minoritete

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore