Lajme

Petkoviç e quan Kurtin: “Hitler i vogël i Ballkanit”


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe drejtori i Zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç.

Drejtori i Zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili të dielën e quajti presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, “Putini i vogël”.

Petkoviç, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ e ka quajtur Kurtin “Hitleri i vogël nga Ballkani”.

“Kurti ëndërron të pastrojë Kosovën nga serbët. Në ëndrrat dhe planet e tilla të Hitlerit, ai shqetësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili po lufton si luan për interesat e popullit serb në Kosovë, i cili nuk do të lejojë askënd që të pastrojë etnikisht popullin tonë nga krahina jugore dhe kryejë spastrime e stuhi të reja”, shkruan Petkoviç.

Sipas tij, Vuçiç është garantues i stabilitetit dhe paqes në rajon she se Serbia është duke bërë përpjekje për të mirën e gjithë Ballkanit.

Shkrimi i drejtorit të Zyrës së ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç.

“Ndërsa Beogradi i ndihmonte serbët dhe shqiptarët, Prishtina po rinovon shtëpinë përkujtimore të bashkëpunëtorit nazist Xhafer Deva, ndërsa Hitleri i vogël dëshiron të krijojë një Shqipëri të madhe, Beogradi po mbron nismën Ballkani i Hapur dhe ndërsa refuzon të formojë Asociacionin si garantues të paqes dhe stabilitetit, Kurti po e dërgon ROSU-n në mjediset ku jetojnë serbët”.

Në këtë kohë kur e gjithë bota demokratike është distancuar nga Putini, fqinji ynë verior [Serbia] organizon tubime mbështetëse për Putinin duke i thurur lavde e duke arsyetuar krimet e tij në Ukrainë, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën kur bëhen dy muaj që nga agresioni rus mbi Ukrainën.

Miqtë e Putinit në Serbi dhe në entitetin serb të Bosnjës “Republika Srpska”, shkroi kryeministri i Kosovës, synojnë ta joshin Rusinë në Ballkan dhe për Ballkan.

T’i besohet deklaratave të Beogradit e cila armatoset nga veriu e lindja, tërë kohën, Kurti tha se është naivitet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore