Përballje

Florian Marku shkatërron Rylan Charlton


Florian Marku shkatërron egërsisht Rylan Charlton dhe fiton në raundin e tetë, ndërkohë që nga cepi i Charlton hidhet peshqiri i bardhë.

Me hapjen e siparit të raundit të parë, Charlton e godet fuqimisht Markun me të djathtën e tij. Goditja ishte mjaftueshëm e fort sa detyroi Markun të buzëqesh dhe të kundërpërgjigjet me një seri jab-esh të mprehta e trullosëse.

Raundi i dytë gjen Markun më të lirshëm dhe më provokues me kundërshtarin e tij; fillon t’i flasë ndërkohë që shenjestron më shumë jab-e dhe cross thumbues.

Marku vazhdoi me ndëshkimet e kundërgoditjeve të përsëritura ndaj Charlton-it në të tretin.

Për një moment të shkurtër Charlton u duk sikur do të rrëzohej mbi kanavacën e ringut, kjo pasi u trondit nga fuqia e të djathtës së Markut gjatë sekondave përmbyllëse të raundit të katërt.

Uppercut-i i në sy nga Marku tek Charlton, profetizoi fitoren e afërt të “Mbretit Shqiptar” (nofka e Florian Markut) por, edhe përballë disfatës, Charlton e surprizoi Markun me një të majtë rrufe, e cila i dhuroi një nokdaun.

Ndërsa morali bymehet dhe stoli anglez pajiset me kurajo [Charlton], ngërdheshja dhe natyra provokuese e Markut zbehen, shfaqet tërbimi i pastër i shqiptarit.

Charlton pati disa moment lavdie teksa hodhi disa hook-e të majta, por Marku ishte ndezur tashmë dhe përthithi çdo gjë duke i kthyer reston 2 – 3 fish.

Fuqia, shpejtësia dhe nervi i Markut, detyruan ekipin e 28 vjeçarit Charlton të japin dorëheqjen. Marku ngjitet në kuotën 8 – 0 – 1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore