Sport

Pesë lojtarët aktivë me më shumë paraqitje në Serie A


Serie A, pak ditë më parë, ka publikuar kalendarin dhe datën e fillimit të sezonit të ri 2022-23.

Më 14 gusht do të nisë edicioni i ri.

Por cilët janë pesë lojtarët aktivë me më shumë paraqitje në Serie A, që pritet të luajnë së paku dhe këtë sezon në elitën e futbollit italian?

5-Leonardo Bonucci (Juventus)

Mbrojtësi italian numëron 415 paraqitje në Serie A me skuadrat e Inter-it, Bari-t, Juventus-it dhe Milan-in.

Gjatë kësaj periudhe, ai ka realizuar 31 gola dhe shtatë asiste. Gjithashtu ka fituar nëntë herë Scudetto-n.

4-Antonio Candreva (Sampdoria)

Anësori italian numëron 433 paraqitje në Serie A.

Ai është aktivizuar me Udinese-n, Livorno-n, Cesena-n, Parma-n, Juventus-in, Lazio-n, Inter-in dhe Sampdoria-n.

Gjatë kësaj periudhe ka realizuar 72 gola dhe 89 asiste, por nuk e ka fituar asnjëherë trofeun.

3-Andrea Consigli (Sassuolo)

Portieri veteran numëron 440 paraqitje në Serie A. Ai ka luajtur me Atalanta-n dhe Sassuolo-n. Asnjë trofe kampionati për të.

2-Fabio Quagliarella (Sampdoria)

Sulmuesi italian numëron 533 paraqitje në Serie A, gjatë të cilave ka realizuar 181 gola dhe 53 asiste. Ai është aktivizuar me Torino, Ascoli, Udinese, Napoli, Juventus dhe Sampdoria.

39-vjeçari e ka fituar tri herë titullin.

1-Samir Handanovic (Inter)

Portieri slloven është lojtari aktiv me më shumë paraqitje në Serie A, 552.

Ai është aktivizuar me Udinese-n, Lazio-n, Treviso-n dhe Inter-in. Veterani ka arritur ta fitojë një herë trofeun e kampionatit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore