Sport

Pesë kuriozitete rreth Vlahovic-it, lojtarit më të ri të Juventus-it


Dusan Vlahovic-i është blerja më e re e Juventus-it. Sulmuesi serb erdhi nga Fiorentina për shumën e 75 milionë eurove. Ndërsa ka nënshkruar për pesë vite me bardhezinjtë, ku do të përfitojë rreth 7 milionë euro në sezon.

Por, kush është Vlahovic-i?

1-Nga doktor aspirant në futbollist

Ai u regjistrua në shkollën e mjeksisë në Beograd për të pasur një “plan B” nëse nuk do i plotësohej ëndrra për t’u bërë futbollist.

Ai kishte filluar të ndiqte kurse mjeksie, ashtu si e ëma e tij dentiste. Por, me kalimin e kohës, futbolli po i merrte më shumë kohë dhe ai u përqëndrua aty.

2-Perfeksionist, stërvitje shtesë

Stërvitja e zakonshme me skuadrën nuk mjafton. Ai ndalon në palestër për të punuar aty dhe më pas zbret në fushë për të perfeksionuar pasimet dhe gjuajtjet drejt portës.

Gjithashtu ai stërvitet për të rritur saktësinë e “këmbës së dobët” dhe luftën në ajër. Si një njeri që u përgatit për të qenë mjek, ai kërkon të ketë saktësi kirurgjikale, për t’u bërë një sulmues i madh.

3-Familja

Vlahovic-i është një njeri tepër familjar. Familja e tij përbehët nga prindërit, motra, gjyshërit dhe rrethi i ngushtë, duke filluar me Darko Ristic-in, agjentin e tij.

4-Vlahovic dhe gjuha italiane

Në kohën kur, Pantaleo Corvino e gjeti te Partizani i Beogradit dhe mbylli marrëveshjen e transferimit, ai nuk mund të regjistrohej për shkak se ishte qytetar i një vendi jo anëtar në Bashkimin Evropian.

Por, këtë kohë ai i shfrytëzoi më së miri duke hapur librat. Këtë herë për të studiuar italishten.

5-Mentori Ribery dhe idhulli Ibrahimovic

Në shkurt 2018 , i shoqëruar edhe nga familja e tij, ai kaloi për herë të parë portën e qendrës sportive të violave për një stazh nën urdhërat e Stefano Pioli-t.

Gjatë kësaj kohe, ai mësoi shumë prej francezit, Frank Ribery-s. Ish-lojtari i Bayern Munich-ut u bë mentori i tij më i madh në “Artemi Franchi”.

Vlahovic ka një idhull të deklaruar në futboll, Zlatan Ibrahimovic-in. Nga shumë kush ai është cilësuar si Ibrahimovic-i i ri apo Ibra i Ballkanit. Edhe pse suedezi e ka orgjinën nga Ballkani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore