Stil

Pesë kombinime: Të dukeni bukur edhe kur është vapë


Ilustrim

Kur temperaturat i kalojnë 30 gradë, ndonjëherë sfida e vërtetë është të dukesh ‘cool’.

Që të dukemi elegant dhe njëkohësisht të mos kemi nxehtë, zgjedhjet e duhura të materialeve, prerjeve bëjnë që ndjenja e rehatisë në atë që veshim të mos mungojë.

Këtë verë tendencë janë materialet natyrale në të cilat lëkura merr frymë, si liri dhe pambuku organik, të cilat shkojnë shumë me mëndafshin.

Prerjet janë të relaksuara dhe është gjithmonë një ide e mirë të bëni kontrastin e gjerë dhe pjesëve që theksojnë figurën.

Këto pesë kombinime fituese jo vetëm që do ta bëjnë vapën më të durueshme, por edhe do të dukeni shkëlqyeshëm, shkruan revista “Elle”.

Komplete pambuku ose liri

Kompletet janë mënyra më e lehtë për t’u dukur bukur në çdo rast, dhe një kombinim i koordinuar i pantallonave të shkurtra bermude dhe një këmishë apo xhaketë sportive prej materialesh natyrale janë një hit i këtij sezoni.

Këmishë e bardhë

Për këmishën e bardhë mund të shkruhen trakte dhe himne, por ndoshta mjafton vetëm të thuhet: nëse duhet të investoni vetëm në një copë këtë sezon, le të jetë një këmishë e bardhë. Këmisha e bardhë prej pambuku ‘oversized’ do të bëhet veshja juaj e preferuar pasi është ideale për veshje me shtresa kur temperaturat variojnë nga mëngjeset e ulëta deri në pasditet e skëterrës dhe mund të vishet absolutisht me çdo gjë.

Fustan maksi me sandale

Një tjetër klasik pa të cilin muajt e verës janë të paimagjinueshëm janë fustanet “maxi casual” prej pambuku apo fije mëndafshi për kombinime të përditshme për të cilat nuk duhen menduar shumë – mjaftojnë një fustan, sandale, çantë dhe syze dielli dhe jemi gati të dalim nga shtëpia.

Modelet si vija, lule dhe pika do t’i bëjnë ato edhe më të dëshirueshme dhe këtë verë ato vishen edhe me ngjyra të ndezura.

Jelek me pantallona të gjera

Jeleku pëlqehet nga modelet e famshme të modës si Belle dhe Gigi Hadid dhe Kendall që e veshin gjatë gjithë vitit. Në muajt e verës, kjo pjesë e marrë nga garderoba e meshkujve do të duket më së miri me pantallona të gjera të relaksuara. Për një prekje shtesë elegance, bëje pamjen njëngjyrëshe.

Shall mëndafshi me pantallona

Nëse nuk e keni provuar tashmë një shall mëndafshi klasik në mënyra të ndryshme, është koha. Mënyra më e thjeshtë është të vishni një shall si top me pantallona të ngushta, por mund të eksperimentoni me mënyrat e lidhjes dhe të vishni shallin prej mëndafshi si me xhinse, ashtu edhe me një fund apo pantallona të shkurtra.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore