Film

Pesë filmat më të mirë që do të shfaqen në shkurt


Kritiku i filmit, Nicholas Barber, ka përgatitur një listë me filmat më të mirë që do të shfaqen në muajin shkurt.

Pelé

Filmi Pelé, i drejtuar nga David Tryhorn dhe Ben Nicholas, u realizua në bashkëpunim me lojtarin e futbollit, Pelé, i cili intervistohet së bashku me shokët e ekipit.

Ai ngurron për të folur kundër diktaturës së vendit dhe çështjen nëse fitorja e Kupës Botërore të Brazilit në 1970 e rrëzoi regjimin shtypës.

Ky film do të shfaqet nga data 23 shkurt, në Netflix.

Minamata

Drama e fuqishme e regjisorit Andrew Levitas, në të cilën luan aktori Johnny Depp në rolin e Smith, i cili ishte një nga fotoreporterët më të mëdhenjë dhe me ndikim në SHBA.

Kjo dramë pasqyron luftimet në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe kthimin e Eugene Smith në vend, për të dokumentuar një katastrofë mjedisore, ku në njërën nga kompanitë kimike ishin hedhur mbeturina toksike pranë qytetit të Minamata.

Judas and the Black Messiah

Juda dhe Mesia i Zi, është një dramë politike në SHBA, që zhvillohet në vitet e 60’-ta.

Daniel Kaluuya luan si Fred Hampton, Kryetari i Partisë Black Panther Illinois.

Shefi i FBI-së, J Edgar Hoover (Martin Sheen), është i shqetësuar se ky udhëheqës i ri revolucionar mund të bëhet një “mesia i zi”, dhe kështu ai udhëzon një nga agjentët e tij  për “neutralizimin e tij, me çdo mjet të nevojshëm” .

The Father

Ajo që është unike e këtij filmi është se Anthony Hopkins, luan si një burrë 80-vjeçar i cili është i kënaqur të jetojë vetëm në banesën e tij në Londër, por që mendon se njerëzit dhe pasuritë përreth tij vazhdojnë të ndryshojnë.

Filmi i Zeller aktualisht ka një vlerësim prej 100 për qind në web faqen amerikane, Rotten Tomatoes, për shkak të hileve të zgjuara kinematografike të shkrimtarit-regjisorit, dhe për shkak të aktrimit të jashtëzakonshëm.

Skenat e fundit të filmit janë ndër më të prekshmet nga gjithë karriera e Hopkins.

The Mauritanian

Menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, Mohamedou Ould Slahi u arrestua në Mauritania.

Dyshohet se ishte rekrutues i Al Kaidës, i cili u dërgua me avion në bazën ushtarake amerikane në Gjirin Guantanamo, Kubë, ku ishte i mbyllur për 14 vjet. Por ai nuk u akuzua për ndonjë krim.

Kevin Macdonald, drejtori i “The Last King of Scotland and State of Play”, tregon historinë hidhëruese të Salahit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore