Euro 2020

Pesë favoritët për Topin e Artë


Topi i Artë 2021 ka shumë pretendentë.

Nga të zakonshmit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, e te futbollist që kanë shfaqur vazhdimësi të jashtëzakonshme gjatë gjithë vitit.

Topi i Artë 2021 pritet të jetë një dilemë e madhe deri në ditën e fundit.

Këtë vit, gara për Topin e Artë mund të ndikohet shumë edhe nga dy kompeticionet madhore – EURO 2020 dhe Copa America.

Me dy garat që tani janë në xhirot e tyre vendimtare, disa emra tani shihen si pretendent më të mëdhenj për çmimin më prestigjioz individual.

Eliminimet e disa futbollistëve, dhe avansimi i disa të tjerëve në fazat finale, mund të ndikojë shumë.

Por, kush janë pesë favoritët kryesor për Topin e Artë?

5. Harry Kane

Harry Kane ishte një ndër futbollistët më të mirë në Premier League gjatë sezonit që kaloi.

Kapiteni i Tottenham-it e fitoi Këpucën e Artë e po ashtu ishte edhe asistuesi më i mirë në ligë.

Pas një fillim të ngadaltë në fazën e grupeve, Kane ka qenë vendimtar për Anglinë në ndeshjet me Gjermaninë dhe Ukrainën.

Një futbollist shumë i mençur dhe golashënues shumë i frytshëm, Kane mund të jetë një ndër favoritët kryesor për topin e artë.

Me tre gola në EURO 2020 deri tani, Kane është vetëm dy gola larg top golashënuesve, Cristiano Ronaldo dhe Patrick Schick.

Nëse Anglia fiton Europianin, dhe Kane del të jetë vendimtar në gjysmëfinale ose finale, topi i artë mund të shkoj në duart e tij.

4. Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka pasur një sezon shumë të mirë në aspektin individual.

Fatkeqësisht, të dyja skuadrat e tij, Juventus-i dhe kombëtarja, kanë dështuar që të fitojnë ndonjë trofe me rëndësi të madhe.

Pesë herë fituesi i topit të artë kaloi një EURO 2020 shumë të mirë, përkundër eliminimit.

Në katër ndeshje, ai shënoi pesë gola.

Por, me Juventus-in që ka dështuar të fitoj Serie A dhe Champions League-n, dhe me Portugalinë që u eliminua nga EURO 2020, topi i artë do të jetë shumë i vështirë për portugezin këtë vit.

3. N’Golo Kante

Ylli i Chelsea-s, N’Golo Kante, u emërua si favoriti për të fituar topin e artë pas triumfit të Chelsea-s në Champions League.

Ai pati performanca të mrekullueshme me klubin londinez, duke dominuar tërësisht skuadra si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Manchester City.

Por, eliminimi i hershëm i Francës në EURO 2020, e ka bërë Kante-n që të zbresë nga pozita e favoritit.

Një nga mesfushorët më të mirë të kësaj gjenarat, Kante ka një formë fizike të jashtëzakonshme dhe aftësia e tij për të fituar topin dhe ndalur askionet është e pashoq.

Në rast se Franca do të fitonte EURO 2020, Kante padyshim që do të ishte i padiskutueshëm sa i përket çmimit të topit të artë.

2. Lionel Messi

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë duket se është vetëm dy fitore larg topit të tij të artë numër shtatë.

Argjentina janë në gjysmëfinalet e Copa America-s dhe me Messi-n në formë të mrekullueshme, ky mund të jetë viti që më në fund e sheh Messi-n të fitoj një trofe me kombëtaren.

Lionel Messi aktualisht është pa kontratë, por në vitin 2021 ai ka kaluar në formë të mrekullueshme, duke e fituar Këpucën e Artë në Spanjë pa asnjë konkurrencë.

Në Copa America, në katër ndeshje, Messi ka shënuar katër herë dhe ka asistuar katër herë.

Nëse Argjentina arrit të fitoj kompeticionin dhe Messi luan një rol kyç në ndeshjet e fundit, ai padyshim do të jetë favoritoi kryesor.

1. Robert Lewandowski

Njeriu që duhej të fitonte topin e artë të vitit 2020, u ndal për shkak të pandemisë COVID-19.

Por, përkundër kësaj, Lewa ka vazhduar formën e tij të mrekullueshme edhe gjatë këtij sezoni.

32-vjeçari ka luajtur një rol kyç gjatë titullit të Bundesliga-s këtë sezon.

Ndeshjen përballë PSG-së, ai fatkeqësisht e humbi për shkak të lëndimit, ndeshje kjo ku Bayern edhe u eliminua.

Por, pa dyshim, Lewandowski është sulmuesi më i mirë në botë tani dhe favoriti për topin e artë.

Por, me EURO 2020 dhe Copa America në fund, gjithçka mund të ndryshojë për favoritin e Topit të Artë, jo më larg se java tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore