Art&dizajn

Pesë eventet e dizajnit dhe arkitekturës në janar


Dezeen, revista e dizajnit dhe arkitekturës, paraqet pesë eventet kryesore të arkitekturës dhe dizajnit të cilat do të mbahen në muajin janar.

Consumer Electronics Show (CES) do të zhvillohet nga data 11 deri në 14 janar. Ky panair i teknologjisë do fokusohet tërësisht në fushën digjitale duke hapur programin e tij të vitrinave të produkteve. Sipas Dezeen, ai do të përbëhet nga 80 panele diskutimi për një audiencë globale.

In/Vehicle Talks është një konferencë mbi dizajnin e fokusuar te procesi krijues. Kjo ngjarje e cila do të realizohet për herë të parë virtualisht do të përqëndrohet në mënyrën se si dizajni mund të jetë një medium për ndryshimin shoqëror. Konferenca do të mbahet në datën 11 janar.

DesignTo i cili është festivali më i madh vjetor i dizajnit në Canada do të prezantojë punën e 800 artistëve dhe prodhuesëve vendas. Këtë herë DesignTo do të zhvillohet virtualisht nga data 22 deri në 31 janar.

Oslo Desogn Fair është zgjeruar “përtej kategorive standarde të mobiljeve, ndriçimit dhe ambienteve të brendshme”, dallon Dezeen. E vendosur në katër salla ekspozitash do të bashkojë të gjithë markat norvegjeze nga data 27 deri në 29 janar.

The World Around realizohet për herë të dytë. Me rekrutimin e arkitektëve më inovator do të mundësohet prezantimi dhe diskutimi mbi projektet e tyre të fundit. Ngjarja do të jetë në 30 janar./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore