Lajme

Pesë amerikanëve të vdekur u ndalohet hyrja në Rusi


“Lista e zezë” e sanksioneve ruse përfshin të paktën pesë shtetas tashmë të vdekur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilëve ende u ndalohet hyrja në Rusi.

Këtë e dëshmon vetë lista e publikuar të shtunën nga Ministria e Jashtme ruse.

Është interesante se qeveria ruse është në dijeni të vdekjes së tyre, por e konsideron të nevojshme ruajtjen e regjimit të sanksioneve.

Në mesin e 963 amerikanëve të sanksionuar, emrat e pesë personave janë shënuar “të vdekur”.

Ministria e Jashtme ruse, në një shpjegim zyrtar, vëren se ata i nënshtrohen një “ndalimi të hyrjes (në Rusi) në baza të përhershme”.

Kjo, megjithëse nuk është e qartë se për çfarë qëllimi një person i vdekur mund të shkojë në Rusi.

Ish-senatori John McCain (ndërroi jetë në vitin 2018 – AP), ish-kongresmenja Elsie Hastings (ndërroi jetë në vitin 2021 – AP), ish-zëvendësdrejtoresha e parë e CIA-s Melissy Drisco, ish-gjyqtari Stephen O’Neill dhe një ish-ushtarak u ndaluan të hynin në Rusi.

Kujtojmë se Ministria e Jashtme ruse ka publikuar një listë të shtetasve amerikanë të cilëve u ndalohet hyrja në Federatën Ruse në baza të përhershme.

“Lista e ndalimit” përfshinte 963 persona, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden, djalin e tij Hunter Biden dhe Sekretarin amerikan e Shtetit, Anthony Blinken.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore