Kosova

Përvjetori i 14-të, ndryshe nga gjithë të tjerët


14 vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Qytetarë të shumtë e rrethuan sheshin “Nëna Tereza në Prishtinë”, në këtë mënyrë ata vendosen që të festojnë 14 vjetorin e shtetësisë së Kosovës.

Ata ishin mbledhur për të parë parakalimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë dhe pjesëtareve të policisë.

Në binën e përgatitur për krerët institucional gati të gjithë kishin zënë vendet e tyre, para fjalimeve ceremoniale.

Me të arritur, Osmani, së bashku me bashkëshortin dhe të bijën përshëndeten qytetarët.

Në këtë ditë festive, e para e shtetit kujtoi edhe kohërat e vështira në të cilat kishte kaluar Kosova.

Në fjalimin e tij, kryeministri Kurti, njëjtë si Osmani tha se çdo ditë po punohet për të dëshmuar anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Nga këndvështrimi i Kryeministrit, Kosova karakterizohet nga dy veti.

Për 14 vjet shtetësi, Kosova është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare, përfshirë ato financiare dhe sportive.

Në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Kosova nuk është ende anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë e të tjera.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore