Kosova

Përurohet shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren


Përurimi i shërbimit të Kardiologjisë Intervente

Shërbimi i Kardiologjisë Intervente – Laboratori i Kateterizimit, është përuruar të premten në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Në përurimin e këtij laboratori ka marr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në fjalën e tij, Kurti ka thënë se ky investim nga Ministria e Shëndetësisë ka kosto rreth 1 milion euro.

“Kemi pasur mbi 4100 procedura të kryera dhe mbi 2500 vendosje të stentës. Suksesi varet shumë nga koha e ndërhyrjes. Shërbimi i ri do të mbulojë gjithë rajonin e Prizrenit. Do të ndihmoj që të shërojë jetë dhe do të ulë listën e pritjes. Shërbimi do të filloj sot”, tha ai.

Sipas kryeministrit, me këtë investim qytetarët “do të kenë qasje në cilësi të lartë dhe me kosto të ulët”.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Spitalit të Prizrenit, Narqize Aliu, tregoi për rëndësinë e këtij shërbimi.

“Ky shërbim na ofron mundësi që të shpëtojmë jete. Reagimi adekuat dhe i shpejt është i rëndësishëm në emergjencat kardiake. Pa ndihmën dhe përkrahjen e juaj nuk do të ishim këtu”, potencoi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore