Lajme

“Përshëndetje, jam Merkel!”


Mesazh i ri në celularin e Christine Lagarde. Dërguesi: Angela Merkel.

Hakerët kanë tentuar të ndërhyjnë në profilin e WhatsApp-it të numrit një të Bankës Qendrore Evropiane, duke u shtirur si ish-kancelarja gjermane.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja italiane “Corriere della Sera”.

“Ne mund të konfirmojmë se një tentativë për incident kibernetik që përfshin presidenten ka ndodhur së fundmi”, nënvizonte njoftimi zyrtar.

Hakeri u identifikua dhe u ndalua menjëherë.

Asnjë e dhënë nuk është komprometuar, sipas deklaratës.

Vetë Lagarde, nuk ka rënë pre e mashtrimit duke e nuhatur trukun pasi ruan një miqësi të gjatë me Merkel-in.

Dyshimi i saj lindi pasi bashkëbiseduesi i kërkoi të vazhdonin bisedën në WhatsApp për shkak të sigurisë më të madhe.

Kështu që ajo e mori në telefon personin për t’u siguruar që po i shkruante vërtet ish-kancelarja.

Siç raporton Business Insider, ende nuk është e qartë se si sulmuesit – identiteti i të cilëve nuk dihet për momentin – kanë arritur të marrin numrat e dy të interesuarve (të shquar).

Autoritetet gjermane po hetojnë rastin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore