Shqipëria

Përqafimi shembullor i Denajt dhe Zhupës në Sarandë


Jo shpeshherë ndodh që të shohësh një skenë të këtillë në realitetin politik shqiptar. Kandidatja për deputete në Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, është kapur nga aparatet fotografike dhe kamerat teksa përgëzon për fitoren e pashmangshme “kolegen”, numrin katër të PS-së në Vlorë, Anila Denaj.

Një përqafim që nuk është aspak simbolik, çka e dëshmon portreti dhe komunikimi miqësor. Ky gjest është shembullor për një rang politik që është mësuar me justifikime dhe skena të pakëndshme e aspak etike. Nuk është rastësi që ndodhi midis dy grave, nga dy rangje të ndryshme profesionale, e që i bën bashkë kompromisi, mirëkuptimi dhe respekti.

Të dish të pranosh humbjen është një handikap që politika shqiptare e vuan shumë, përgjatë zgjedhjeve e deri në përfundimin e tyre. Përqafimi më shumë se miqësor është shembullor për një mandat të parë, pa hatërmbetje e për të vijuar përfaqësimin dinjitoz të të dyja elektorateve.

Në Sarandë, PS fitoi me 7 mijë e 842 vota ose 53%, ndjekur nga PD me 5 mijë e 61 ose 33% dhe LSI me 1 mijë e 480 apo 10%.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore