Lajme

Përplasje vdekjeprurëse me makinë gjatë “Florida Pride”


Një i moshuar që ngiste një kamionçinë të shtunën e 19 qershorit, përplasi makinën e tij drejt turmës duke vrarë një person dhe duke plagosur një tjetër.

Incidenti që ndodhi gjatë paradës “Florida Pride”, nga autoritetet policore është konsideruar si e paqëllimshme.

Policia e Fort Lauderdale deklaroi se shoferi 77-vjeçar kishte sëmundje që e pengonin atë të ecte, ndaj ai përdorte makinën.

Hetimi paraprak sugjeron që automjeti rriti papritur shpejtësinë.

Shoferi u mbajt në paraburgim, por policia tha se nuk ishte ngritur asnjë akuzë.

Sipas policisë ai është treguar bashkëpunues me hetimin dhe se nuk kishte asnjë shenjë që ai kishte konsumuar drogë ose alkool para incidentit.

Kryebashkiaku i Fort Lauderdale, Dean Trantalis, i cili ishte në paradë, tha se ngjarjet “e tmerrshme” e kishin “terrorizuar”. Nga terreni, ai u shpreh se incidenti dukej i qëllimshëm.

Personi i dytë i goditur nga automjeti mbetet në spital por plagët e tij nuk janë kërcënuese për jetën, tha policia.

Identitetet e shoferit dhe këmbësorëve nuk janë bërë të ditura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore