Shqipëria

Përplasje me armë zjarri në një lokal nate në Prizren, vdes 31-vjeçari nga Kukësi


Një shtetas 31-vjeçar nga Kukësi ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur pas një sherri në një lokal nate në Prizren.

Policia ka bërë me dije se viktima është një shtetasi me inicialet V. C, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit.

Ndërsa i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar.

Si pasojë e plagëve të marra 31-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit.

Ata janë konfliktuar me disa shtetas nga Kosova dhe njëri ka qëlluar më pas drejt tyre.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore