Sport

Përplasje e përgjakshme në ndeshjen e NBA


Ndeshja e NBA, e zhvilluar mes Los Angeles Lakers dhe Detroit Pistons, mbrëmjen e së dielës, nuk ka kaluar pa incidente.

Basketbollisti i Lakers, LeBron James dhe ai i Pistons, Isaiah Stewart, u përfshinë në një përplasje të ashpër.

Gjatë kohës sa skuadra e Detroit Pistons ishte duke ekzekutuar një goditje të lirë, LeBron James goditi me bërryl Stewart-in, pasi që ky i fundit tentoi ta mbante atë.

Nga goditja e marrë, Stewart pësoi një qarje në fytyrë, duke u mbuluar nga gjaku.

Ai më pas u shfaq tejet i nervozuar, duke u vërsulur ndaj James, që tentonte t’iu afrohej.

Por, për të qetësuar gjakrat, ndërhynë stafi i të dyja ekipeve, duke ndalur situatën mos të shkojë te më e keqja.

Derisa, pas këtij incidenti, të dy basketbollistët u përjashtuan nga loja, ku interesant është fakti se për LeBron James, është vetëm hera e dytë që përjashtohet nga një ndeshje në NBA.

Ndërkohë, sa i përket ndeshjes, atë e fituan Los Angeles Lakers me rezultat 116:121, fitore kjo e cila erdhi pas tri humbjeve radhazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore