Shqipëria

Përplasja Urdhri i Farmacistëve- Ministri


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, ka rrëzuar të enjten, kërkesën e Urdhrit të Farmacistëve (UFSH) për përfshirjen e farmacistëve në planin prioritar të vaksinimit.

“Plani kombëtar i vaksinimit ndaj Covid-19 është hartuar nga ekspertë, specialistë në Institutin e Shëndetit Publik në politikat e vaksinimit dhe është bazuar në rekomandimet ndërkombëtare në lidhje me vaksinimin”, arsyeton Ministria në letrën dërguar UFSH-së.

Pas kësaj letre, UFSH-ja ka reaguar ashpër duke quajtur personat e politikave të vaksinimit si të papërgjegjshëm në detyrimin e ndaj mbrojtjes së shëndetit të tyre.

Ata kërkojnë nga Ministria të dinë cilave rekomandime ndërkombëtare ju referohet saktësisht, pasi “vende si Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t’u vaksinuar”. Sipas tyre, farmacistin dhe farmacinë, ata i shohin si “profesionistë dhe institucione pjesëmarrëse” në strategjinë e vaksinimit të popullatës.

Më parë, UFSH-ja i ka dërguar një letër Ministres së Shëndetësisë në referim të udhëzimeve të Federatës Ndërkombëtare të Farmacistëve dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kërkojnë nga Qeveria, përfshirjen e farmacistëve në planin e vaksinimit të punonjësve të shëndetësisë.

Sipas tyre, farmacisti është shpërfillur në situata normale pune dhe po diskriminohet në situatë pandemie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore