Lajme

Përplasen dy avionë ushtarakë në Itali, humbin jetën pilotët


Dy pilotë nga forcat ajrore italiane vdiqën kur dy avionët e tyre u përplasën në fluturim jo shumë larg nga kryeqyteti italian në fund të mëngjesit, tha kreu i qeverisë italiane Giorgia Meloni në një deklaratë të martën.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

“Lajmi për vdekjen e dy pilotëve të Forcave Ajrore në një aksident ajror që ndodhi në Guidonia, pranë Romës, na mbush me trishtim”, tha ajo, duke dërguar ngushëllimet e saj për familjet e tyre dhe Forcat Ajrore.

Dy pilotët ishin në bordin e dy avionëve stërvitore, U-208, dhe po merrnin pjesë në një mision trajnimi, tha Forca Ajrore në një deklaratë.

Avioni U-208 është një avion i lehtë me një helikë që mund të transportojë, përveç pilotit, maksimumi katër pasagjerë, me një shpejtësi maksimale prej 285 km/h.

Arsyet e përplasjes në ajër mes dy avionëve nuk dihen në këtë fazë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore