Lajme

Përmbytje në rrugët dhe stacionet e Londrës


Dhjetëra rrugë, stacione treni, shtëpi dhe madje spitale janë përfshirë nga uji, në Londër. Stuhia e ditës së diel goditi jugun e Londrës.

Autoritetet kanë këshilluar qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa kanë paralajmëruar se disa biznese rrezikojnë të përmbyten, me shira që pritet të mbërrijnë deri në 55 mm.

Spitalet në lindje të Londrës iu kanë bërë thirrje pacientëve të kërkojnë ndihmë në spitalet e tjera të qytetit.

Brigada e zjarrfikësve në Londër tha se pak para mesnatës se kishte marrë më shumë se 1 mijë thirrje që kishin të bënin me përmbytje në rrugë dhe prona, raporte të shembjes së tavaneve dhe përmbytjes së automjeteve.

Autoritetet meteorologjike në vend kanë paralajmëruar për reshje të shumta gjatë javës dhe për përmbytje të mëdha.

Ndërkohë policia ka qene gjatë gjithë kohës në terren. Në jug-perëndim të  Londrës u mbyll një rrugë, nga ku kishin mbetur të bllokuar tre autobus dy katesh, nën një urë hekurudhore, sipas një gazetari nga Agence France-Presse.

Shoferët e tjerë në Walthamstow, në veri-lindje të Londrës, u detyruan të braktisnin automjetet e tyre.

Edhe festivali i muzikës Standon Calling, i cili po zhvillohej në Hertfordshire me një kapacitet prej 15mijë vende, u anulua për shkak të përmbytjes.

Standon Calling tha në Twitter: “Nëse mund të largoheni në mënyrë të sigurt festivali këtë mbrëmje, bëjeni sa më shpejt që të jetë e mundur”

Meterologu i Met Office Steven Keates ka argumentuar se “Stuhitë po shkaktohen Nga konvergjenca e rrymave të ajrit për shkak të ngrohjes globale”.

Marrë dhe përshtatur nga “ The Guardian” për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore