Lajme

Përmbyllet votimi, Durrësi dhe Shkodra me pjesëmarrjen më të ulët të zgjedhësve


Procesi zgjedhor u përmbyll me një pjesëmarrje relativisht të ulët ku as një 1/3 e zgjedhësve nuk ka marrë pjesë në procesin e votimit në zgjedhjet për krerët e bashkive në gjashtë bashki të vendit.

Pjesëmarrja ka qenë 30.33% e votuesve e raportuar nga 111 qendra votimi nga 942 totali. Sakaq kanë votuar 25 mijë e 169 qytetarë nga 82 mijë e 984 të regjistruar zyrtarisht.

Dibra ka parë numrin më të lartë të zgjedhësve me 43.35$, duke u pasuar me Lushnjën 35.96%, Vora me 40.33% dhe Rrogozhina me 30.92%.

Ndërkaq dy bashkitë e mëdha Durrësi dhe Shkodra kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhjet të pjesshme.

Konkretisht në Durrës 26.27% dhe Shkodra 29.11% të pjesëmarrjes. Prej zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2021, ka një rënie të ndjeshme të personave të angazhuar në zgjedhje.

Votimet 12 orëshe kanë qenë ndër më të qetat, me incidente minimale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore