Sport

Përmbledhje e raundit 6 të Tata Steel 2021


Në raundin e gjashtë të turneut Tata Steel 2021 në Wijk aan Zee të Hollandës, mjeshtërmadhenjtë (Grandmaster/GM, tituli më i lartë i shahistëve) Alireza Firouzja nga Irani dhe Jordan van Foreest nga Hollanda, fituan secili nga një lojë. Fitoret e tyre mundësuan zhvendosjen nga pozicioni I tyre I mëparshëm në renditjen e turneut.

Van Foreest u ndesh me spanjollin David Anton Guijarro ndërsa Firouzja hasi gjermanin Alexander Donchenko. Deri tani, veç barazimeve e fitoreve, Van Foreest nuk ka asnjë humbje dhe renditet i treti duke lënë pas Caruana-n dhe Magnus Carlsen.

Ndërsa për liderin e renditjes së kampionatit, GM suedez Nils Grandelius, arriti të shënojë barazim kundër italo-amerikanit Fabiano Caruana (Caruana është një ndër pretendentët e turneut) dhe njëkohësisht, të ruajë pozicionin e kreut të renditjes.

Sidoqoftë, lidershipi i Grandelius, nuk duket i sigurt meqënëse gjashtë prej pjesëmarrësve janë vetëm 0.5/6 pikë larg barazimit me të.

Magnus Carlsen barazoi për të pestën herë rresht, këtë rradhë duke shmangur mundësinë e revanshit kundër GM polak Jan-Krzystof Duda, i cili e mundi Carlsenin në kampionatin e Norvegjisë të Shahut, duke i thyer rekordin e 125 fitoreve të pandërprera.

Këtë lojë kundër Duda-s, gjeniu norvegjez luajti me kujdes dhe zgjodhi hapjen italiane përmbi asaj të Caro-Kann-it, të cilën ai e aplikoi në kompeticionin e Stavanger të Norvegjisë.

Sidoqoft, në këtë lojë, Carlsen-i lujti gurët e zinjë dhe mori një avantazh të lehtë në sajë të ushtarit të izoluar (i pa shoqëruar nga të tjerë ushtarë) përballë mbretëreshës, saktesisht në kolonën D.

Taktikisht, loja vazhdoi në mënyrë mjaft të këndshme por, pasi u këmbyen mbretëreshat, Carlsen-i pati mundësi të mirë ta fitonte ndeshjen, e cila u thjeshtua më dy torre për secilin krah në fund-lojë. Me pak fjalë, në vend që të lëvizte mbretin në F7 (sipas llogarive elektronike, është lëvizja më e mirë për të ziun, e cila do t’i mundësonte avantazh Carlsen-it dhe ndoshta, do të fitonte nëse do të arrinte ta menaxhonte mirë atë çka do të mbetej nga lojë nga ai pozicion e dei në fund), ai këmbënguli duke dhënë shah më torre vazhdimisht Duda-n dhe me rregull të lojës, nëse përsëritet një levizje tre herë, loja automatikisht mbaron në barazim.

Renditja për raundin e gjashtë

  1. Nils Grandelius 4.0/6
  2. Pentala Harikrishna (Indi) 3.5/6
  3. Jorden Van Foreest 3.5/6
  4. Fabiano Caruana 3.5/6
  5. Magnus Carlsen 3.5/6
  6. Anish Giri (Rusia) 3.5/6
  7. Alireza Firouzja 3.5/6
  8. Andrey Esipenko (Rusi) 3.0/6
  9. Radoslaw Wojtaszek (Poloni) 3.0/6
  10. Jan-Krzysztof Duda 2.5/6
  11. Maxime Vachier-Lagrave (Francë) 2.5/6
  12. Aryan Tari (Norvegji) 2.5/6
  13. David Anton Guijarro 2.0/6
  14. Alenxander Donchenko 1.5/6/AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore