Lajme

Përleshjet në Bregun Perëndimor, ushtarët izraelitë vrasin një palestinez


Një palestinez 27-vjeçar u qëllua për vdekje të shtunën nga forcat izraelite në fshatin Azzun të Bregut Perëndimor. Lajmin e ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë palestineze.

Burri palestinez u identifikua si Yahya Ali Adwan. Ai u vra në një fshat afër Qalqilya-s pas orës 1 të mëngjesit.

Forcat e IDF-së po operonin në Bregun Perëndimor gjatë natës, pas një sulmi terrorist në vendbanimin Ariel në të cilin u vra një person. Sulmuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe një gjueti është ende duke u zhvilluar.

Palestinezët nga fshati postuan një video në të cilën ata thonë se Adwan mund të shihet duke ikur, ndërsa qëllohet pas shpine.

Ushtria izraelite tha se gjatë një operacioni pranë fshatit, se forcat qëlluan ndaj palestinezëve, të cilët hodhën bomba zjarri ndaj tyre.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se Adwan ishte më parë i burgosur.

Aktivistët palestinezë në Azzun deklaruan se Adwan është arrestuar disa herë që nga viti 2010 për aktivitete që kërcënojnë sigurinë e shtetit, duke përfshirë një herë në vitin 2019 dhe një herë tjetër vitin e kaluar, dhe është dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg.

Të martën e kaluar një palestinez 20-vjeçar u vra në përleshjet me forcat izraelite në Bregun Perëndimor. Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, burri, i identifikuar si Ahmed Ibrahim Oweidat, u godit në kokë gjatë përleshjeve në një kamp refugjatësh pranë Jerikos.

Përleshjet mes palestinezëve dhe forcave izraelite në Bregun Perëndimor kanë qenë në rritje gjatë muajit të Ramazanit.

Ato pasojnë një seri sulmesh ushtarake izraelite të nisura në përgjigje të një vale të fundit të sulmeve terroriste palestineze, që ka marrë jetën e 14 izraelitëve që nga fundi i marsit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore