Sport

Përleshje mes tifozëve të Dritës dhe Gjilanit, skuadra e Gjilanit refuzon të kthehet në fushë


Sherr mes tifozëve të Dritës dhe Gjilanit ka ndodhur në pushimin mes pjesëve në “Fadil Vokrri”.

Pjesëtarët e të dy tifozerive fillimisht kanë fyer njëri tjetrin.

Pastaj gjendja ka eskaluar deri në atë pikë ku janë hedhur gjësende të forta.

 

Sigurimi i stadiumit arriti që pas disa minutash t’i ndalë ata, me njërin nga pjesëtarët e sigurimit që pësoi disa goditje.

Më pas, u detyrua edhe ndërhyrja e policisë që t’i ndajë tifozeritë.

Ky incident e ka shtyrë fillimin e pjesës së dytë për të paktën 20 minuta, me rezultatin që vazhdon të jetë 0-0.

Gjilani po refuzon të kthehet në fushë, pasi ata po ndihen të pasigurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore