Lajme

Përleshja në Obiliq – dy të mitur në gjendje të rëndë shëndetësore


Foto-Ilustrim.

Të martën e 11 janarit një përleshje ka ndodhur në Obiliq, ku si pasojë, dy të mitur janë therur me thike dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësorë.

Kështu është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës.

“Viktimat, janë dërguar për tretman në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar; tri (3) thika, një (1) shufër metali, dhe një (1) boks hekuri. Të dyshuarit, pas intervistimit me urdhër të prokurorit, të gjithë (6) janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

Ndërsa, kanë thënë se lidhur me këtë rast janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa arsyet që kanë çuar deri te përleshja ende nuk janë të ditura.

“Janë arrestuar gjashtë (6) të dyshuar meshkuj kosovarë, tre (3) prej tyre të mitur, pasi që të njëjtit për motive (ende) të panjohura kanë sulmuar fizikisht me mjete të mprehta-thika, dy viktimat meshkuj kosovarë-të mitur, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime trupore.

Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ajo bëri të ditur se nga kjo përleshje janë plagosur tre persona.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti për AP.

Policia e Kosovës.

Ndërsa, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Sot rreth orës 15 :00, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit, në Obiliq”.

Po ashtu, theksoi se Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore