Jetesë & Stil

Përkushtimi i stilistëve në inagurimin e Biden-Harris


Në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden dhe Kamala Harris, ajo që ra në sy ishin edhe veshjet e pjesëmarrëseve.

Stilistët amerikanë pushtuan ceremoninë me kreativitetin e tyre, duke filluar që nga kostumi Ralph Lauren i Presidentit Joe Biden, deri te veshja vjollcë e Christopher John Rogers për zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Lady Gaga dhe J. Lo performuan me veshjet ekstravagante të Schiaparelli Couture dhe Chanel.

Tendencat që u përdorën në këtë ceremoni do jenë goditëse për industrinë e modës.

“Këto momente janë shumë të rëndësishme për një industri që është goditur dhe ndikuar nga pandemia”, tha Steven Kolb, shefi ekzekutiv i këshillit të modës në Amerikë.

Kamala Harris, Hillary Clinton dhe Michelle Obama janë shfaqur me ngjyrat vjollcë, dhe të kuqe.

Ngjyra të cilat do jenë trend i ri, në industrinë e modës.

Jill Biden u shfaq me pallto blu, fustan poshtë, maskë dhe një palë doreza me të njëjtën ngjyrë. Veshjen ia ka realizuar stilistja amerikane Alexandra O’Neill, themeluesja e markës Markarian.

Jill Biden ndoqi traditën e zonjave të tjera të para të Amerikës duke mos zgjedhur dizajnerë të njohur apo të famshëm botërisht.

Materiali i palltos është dekoruar me copëza kristali, Swarovski, të cilat ndriçojnë më tepër kur ekspozohet në dritë.

Sipas Alexandra O’Neill, Jill kërkonte këtë ngjyrë për të përcjellë mesazhin e besimit, konfidencës dhe stabilitetit.

Veshja e Jill-it thuhet të ketë kushtuar 6 mijë dollarë. Këpucët nga Jimmy Choo kanë kushtuar 650 dollarë. Ndërsa çanta nga Tylet Ellis ka kushtuar 1 mijë e 450 dollarë, pa hequr 60 dollarë për maskën.

Perlat bien në sy sërish.

Kamala Haris, kishte vendosur një gjerdan me perla nga Wilfredo Rosado., ndërsa Jill Biden mbante nje varse me gur swarovski nga stilisti i njohur Hrant Markarian.

Një vëmendje të madhe morën edhe veshjet e këngëtareve që performuan në cermoni, si Lady Gaga dhe Jlo.

Për të kënduar himnin amerikan, Gaga kishte përzgjedhur një veshje ku miksohej ngjyra e zezë, e kuqe dhe gold. Pas saj, në skënë u shfaq ylli i popit, Jennifer Lopez, e cila i kishte qëndruar krejtësisht besnike ngjyrës së bardhë, kombinuar me stoli të mëdha./AlbanianPost.com

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore