Lajme

Përkujtimore e sulmeve në Tiananmen, arrestohen organizatorët


Disa anëtarë të organizatёs pro-demokratike të Hong Kongut, Aleanca Hong Kong janë arrestuar ditёn e mёrkurё.

Kjo pas akuzave se grupi i tyre punon si agjent i huaj.

Aleanca Hong Kong(AFP) është e njohur për organizimin çdo vit të ceremonisë qё përkujton viktimat e sulmit vdekjeprurës në Sheshin Tiananmen, në vitin 1989.

Tridhjetë vjet më parë, Sheshi Tiananmen i Pekinit u bë fokusi i protestave në shkallë të gjerë, të cilat u shtypën nga sundimtarët komunistë të Kinës.

Aktivisti i pro-demokracisë dhe avokati Chow Hang Tung ishte në mesin e të arrestuarve.

Arrestimet u bënë, sipas ligjit të sigurisë kombëtare, i cili ka një dënim maksimal me burgim të përjetshëm.

Njësia e sigurisë kombëtare të policisë Hong Kong kishte kërkuar më herët informacion nga aleanca, me të dhënat personale të të gjithë anëtarëve që nga themelimi i grupit dhe të dhënat financiare.

Megjithatë, anëtarët e aleancës dorëzuan një letër, në të cilën u shprehën se refuzojnë të bashkëpunojnë.

Të nesërmen në mëngjes, katër anëtarë të komitetit të përhershëm të aleancës u arrestuan në shtëpitë dhe zyrat e tyre.

“Ne mendojmë se ju nuk keni asnjë bazë ligjore për kërkesat tuaja, kështu thjesht do t’ju injorojmë”, u shpreh Chow, nënkryetare e aleancës, për AFP rrugës për në rajon.

Policia ka thënë se ata që nuk respektojnë kërkesën e tyre mund të përballen me deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë prej 100 mijё HK ose 12 mijё e 800 dollarë.

Chow, një avokate për të drejtat e njeriut, u arrestua në fillim të këtij viti dhe u akuzua për promovimin e tubimit të paautorizuar.

Më vonë u lirua me kusht.

Ajo duhej të përfaqësonte një politikan të opozitës të akuzuar sipas ligjit të sigurisë kombëtare në një seancë me kusht, por u arrestua në zyrën e saj para se të paraqitej në gjykatë.

Kina, kohët e fundit, vendosi një ligj të gjerë të sigurisë kombëtare në Hong Kong që kriminalizon shkëputjen, përmbysjen, terrorizmin dhe bashkëpunimin me forcat e huaja.

Kritikët thonë se ai synon të shtypë kundërshtimin, por autoritetet janë shprehur se qëllimi i tij është të ruajë stabilitetin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore