Jetesë & Stil

Përkujdesja e flokëve në kohë dimri


Nuk ka rëndësi se sa shumë përpiqeni t’i trajtoni flokët gjatë periudhave të ndryshme të vitit. Koha e ftohtë i dëmton, lagështira po ashtu, ndaj me gjithë kujdesin, majat gjithmonë ndahen në dy.

Por, të kujdesesh për flokët në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë se më parë, kjo edhe falë shumëllojshmërisë së produkteve që gjenden në treg. Por pavarësisht kësaj, duket sikur femrat nuk gjejnë asnjëherë qetësi nga ky aspekt.

Është e tmerrshme kur shohim flokët që duhen të lahen e të drejtohen çdo ditë. E pavarësisht kësaj, pas disa orësh duken sikur nuk jemi munduar fare në rregullimin e tyre.

Ndaj, Albanian Post kontaktoj me parukieren Xhuli Dodaj, për ta pyetur më gjatë se si t’ia dalim të mbajmë flokë të shëndetshëm.

“Ky është një nga problemet më të mëdha që shqetëson femrat. Por ka arsye të ndryshme se pse nuk arrijmë të gjejmë balancën e duhur. Për t’i pasur çdo ditë sa më bukur, femrat përdorin në mënyrë të tepruar mjetet e nxehta si pjastra, masha apo tharësja mund të dëmtojnë flokët dhe t’i  thajnë ato” shprehet Xhuli.

Një nga zgjidhjet që shumë parukierë na dhanë është: Vendosni nxehtësinë në minimum dhe përdorni produkte që minimizojnë efektet negative të nxehtësisë.

Përveç kësaj , Xhuli shton se “Mbi larja dhe përdorimi i shampove me kimikate e çekuilibron pH në skalpin e kokës, çfarë sjell zbokth dhe mbiprodhim të yndyrës”.

Këshilla e fundit që vjen nga stilistët e flokëve është edhe prerja e majave ҫdo 3-6 muaj në mënyrë që të eliminoni sa më shumë majat e këputura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore