Sport

Perkins: Lutesha që Lebron James të lëndohej


Ish-lojtari i NBA-së, Kendrick Perkins, kishte gjithmonë një reputacion si një lojtar i ashpër në fushë, i cili kurrë nuk i shmangej një grindjeve me askënd.

Ai gjithashtu ka pasur një reputacion për të folur të hapur jashtë fushës që kur vari fanellën e tij dhe punoi me media të ndryshme.

Ish qendra e Boston Celtics (2003-2011), Oklahoma City Thunder (2011-2015) dhe Cavaliers (2018) zakonisht nuk ka filtër kur merr mikrofonin.

Komentet e tij të fundit për LeBron James ishin të rënda, pasi pranoi se ai lutej që ylli i Lakers të pësonte një dëmtim kur ishte në kulmin e tij përpara se të luanin bashkë.

“Ne do të luanim me Cavaliers në ndeshjen e 7-të të play-off-it 2008. Sapo kishim humbur ndeshjen e 6-të dhe, nuk do të gënjej, isha vërtet i frikësuar para asaj ndeshjeje kundër LeBron,” tha ai.

“Ajo ishte hera e vetme në jetën time që u luta që diçka t’i ndodhte”.

“Mendova se do të doja të na thoshin që LeBron e kishte grisur ACL-në e tij apo diçka tjetër,” rrëfeu ai.

Gjëja më paradoksale është se LeBron dhe Perkins do të përfundonin si shokë skuadre te Cavaliers vite më vonë në 2015, por sigurisht, gjatë kohës së tyre bashkë, ai kurrë nuk ia rrëfeu lutjen e tij të pakëndshme  Lebron-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore