Sport

Perisic: Më mungon Inter-i, do ta mposhtim Milan-in


Ivan Perisic është rikthyer për të folur për ndeshjen që skuadra e tij, Tottenham, do të ballafaqohet me Milan-in në fazën e 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve.

Ish-futbollisti i Inter-it ka thënë se është duke i munguar qytetit i Milanos, derisa ka shtuar se do t’i mposht kuqezinjtë.

“Më mungon Italia, së bashku me Inter-in. Ata do të jetë gjithmonë shtëpia ime dhe Milano është vendi ku kam qëndruar më gjatë në gjithë karrierën time futbollistike”, tha Perisic.

“Do të rikthehem së shpejti në Milano dhe do të kem diçka të rëndësishme për të bërë. Milan-i na pret, por do ta mund”, deklaroi ish-futbollisti i Inter-it.

Perisic është duke kaluar momente të mira me Kroacinë në Kupën e Botës, teksa në ndeshjen e fundit, ai dhuroi dy asistime në fitoren që kombëtarja e tij e arriti me rezultat 4:1 ndaj Kanadasë.

Në takimin e parë Kroacia nuk shkoj përtej një barazimi pa gola ndaj Marokut, derisa 33-vjeçari foli për këtë gjë.

“Nuk zhvilluam një ndeshje të mirë në takimin e parë dhe nëse e fillon keq duhet të reagosh shpejt dhe ne e bëmë atë. Tani, le të shikojmë se deri ku mund të shkojmë. Ne nuk kemi frikë nga askush”, tha mes tjerash Ivan Perisic.

Kujtojmë që Kroacia në ndeshjen e fundit do të ballafaqohet me Belgjikën.

Kroatët aktualisht janë në vendin e parë me katër pikë, aq sa ka edhe Maroku, ndërsa Belgjika ka tre pikë dhe Kanada në vendin e fundit nuk ka marrë asnjë pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore