Shqipëria

Përgjysmohen rastet nga COVID-19, 9 humbje jete në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar nëntë humbje jete nga coronavirus-i, dhe kanë rezultuar pozitivë 218 persona.

Kjo ditë ka shënuar një përgjysmim të rasteve të reja dhe rritje të humbjeve të jetës.

Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 155 pacientë, ku 17 prej tyre janë në gjendje të rënduar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 252 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 185 mijë e 569 që nga fillimi i epidemisë.

Kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, 3 mijë e 49 qytetarë. Janë kryer mbi 1.37 milionë testime totale dhe 2 mijë e 8 ditore.

Aktualisht janë 7 mijë e 993 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.

Tashmë ka nisur dhe procesi i vaksinimit për fëmijët mbi 12 vjeç. Si, dhe marrja e dozës së tretë për personat mbi 60 vjeç dhe bluzat e bardha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore