Art&dizajn

Përfundon rindërtimi, rihapet Pallati i Berlinit


 

Përfundon rindërtimi i “Pallatit të Berlinit” nën drejtimin e arkitektit italian, Franco Stella. Ky pallat  i stilit barok ka qenë rezidenca  mbretërore e  monarkëve prusianë  dhe perandorëve  gjermanë. Për të ndërtuar Pallatin e Berlinit punimet filluan  në vitin  1699  dhe përfunduan në vitin 1706.  

Ky pallat i shekullit të XV kishte funksionin e godinës së parlamentit në  Republikën Demokratike të Gjermanisë (GDR), e cila njihej  edhe si Gjermania Lindore.  Pas rënies së murit të Berlinit,  parlamenti u mbyll dhe u shkatërrua gjatë luftës së dytë botërore, në  vitin 1950 nga komunistët e Gjermanisë Lindore,  pasi konsiderohej  një simbol i militarizmit perandorak gjerman. 

 

Pallati i Berlinit në vitin 1920.

Qeveria gjermane vendosi të rikontruktojë në mënyrë të njëjtë godinën. Pavarësisht  polemikave të shumta, tejkalimeve të buxhetit, vonesave, punimet filluan në vitin 2013 dhe përfunduan  në vitin 2020. Në total këto punime kushtuan 677 milionë euro, rreth 100 milionë euro më shumë nga sa ishin parashikuar fillimisht. 

Pallati i Berlinit gjatë rikonstruksionit në vitin 2016

 Muzeu prej 40 mijë metrash katrorë, i  cilësuar  si “zhvillimi më i madh kulturor në Evropë” qëndron në anën e shkatërruar të ndërtesës së parlamentit të Gjermanisë Lindore, e cila gjendet afër  Katedrales së Berlinit në Ishullin Muze. Muzeu do të strehojë disa koleksione të rëndësishme nga dy muze shtetërorë dhe objekte, të cilat  përshkruajnë historinë e Berlinit.  

Tanimë, ky pallat  do të strehojë  muzeun e “Humboldt Forum”. Forumi Humbolt u angazhua në  rikonstruktimin e Pallatit të Berlinit, të projektuar nga skulptori dhe arkitekti barok, Andreas Schlüter. Përzierja e barokut me stilin modern në  pallatin e Berlinit u ridizejnua dhe rindërtua totalisht. Muzeu pritet  të hapet në fillim të vitit 2021.  /AlbanianPost.com

Foto të fasadave pas rikonstruksionit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore