Lajme

Përfundon protesta e veteranëve: Nëse nuk tërhiqet projektligji i pagave do të dalim sërish në rrugë


Faton Klinaku, u.d. i kryetarit të OVL UÇK-së

Protesta e veteranëve të luftës së UÇK-së ka përfunduar.

Faton Klinaku i cili po udhëheqë me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kërkuar nga deputetët që të tërheqin projektligjin për pagat në Kosovë, në të cilin propozim nuk janë të përfshirë veteranët, në të kundërtën nuk do t’i ndalin protestat.

“Ne po presim që këta ta tërheqin ligjin, që të mos e ndryshojnë, sepse me këtë ndryshim ligji që këta mendojnë me bë, shkelin ligjin, shkelin gjykatën Kushtetuese sepse veteranët e luftës i mbronë ligji, janë kategori ligjore dhe ky pushtet është dashur që të na takoj neve të bashkëpunojë me neve, coftë për ndryshim ligji, coftë jo, sepse jemi kategori ligjore”, ka thënë Klinaku për Ekonomia Online.

“Nëse kuvendi mendon me ndryshu diçka në dëm të veteranëve, natyrisht që këta janë të frustruar dhe nuk besoj që mund të kontrollohet masa, përgjegjësinë e mbanë pushteti”, ka thënë ai.

“Protesta u thirr për ta përcjell seancën e Kuvendit. E pamë që e ka kundërshtuar opozita. Në votim s’morën pjesë, turp për 51 deputetët që votuan, për t’i hequr veteranët nga paga minimale. Si OVL kërkojmë të rritet paga minimale për të gjithë, së paku 300-400. Me ligj, Qeveria e ka mundësi ta rrisë pensionin e veteranit”, deklaroi u.d. i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku.

Protesta nisi në ora 10:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më pas veteranët e revoltuar u futën brenda oborrit të Kuvendit ku u përballën me forcat e rendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore