Boterori 2022

Përfundon pjesa e parë me epërsi të dyfishtë të Holandës në ndeshjen kundër SHBA-së


Pjesa e parë e ndeshjes së parë mes Holandës dhe SHBA-së përfundoi me epërsinë e dyfishtë të këtyre të parëve.

Dueli ishte i baraspeshuar, por Holanda shfrytëzoi më mirë mundësitë që kishte.
Goli i parë erdhi në minutën e 10-të, të cilin e shënoi Memphis Depay.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, Holanda dyfishoi epërsinë me anë të Daley Blind.
SHBA-të patën një performancë shumë të mirë, por nuk arritën të shënojnë.
Tani më, në pjesën e dytë, SHBA-të do sulmojnë me të gjitha forcat, për të pasur shpresën e kualifikimit tutje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore