Përballje

Përfundon pjesa e parë, Manchester City e ka epërsinë e dy golave ndaj Real Madrid-it


Ka përfunduar pjesa e parë e gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kampionëve mes Manchester City-t dhe Real Madrid-it.

Manchester City është duke udhëhequr me rezultat 2:0 ndaj Real-it, me dy golat e shënuar nga Bernardo Silva.

Portugezi të parin e shënoi në minutën e 23-të pas një aksioni të bukur të City-t, derisa u asistua nga Kevin De Bruyne.

15 minuta më vonë, Silva e shënoi edhe golin e dytë, i cili e shfrytëzoi një top të kthyer dhe shënoi me kokë.

Kujtojmë që përveç golave, City dominoi në tërë ndeshjen dhe kishte mundësi të shumta për ta thelluar akoma më shumë epërsinë.

Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore