Sport

Përfundon pa gola koha e rregullt mes Ferizajt dhe Lirisë, ndeshja shkon në vazhdime


Ka përfunduar në barazim pa gola ndeshja e barazhit për t’u inkuadruar në Superligën e Kosovës për edicionin e ardhshëm mes Ferizajt dhe Lirisë.

Ndeshja që po zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, kishte disa raste të mira për të shënuar, por ajo nuk prodhoi gola.

Ferizaj që po kërkon të qëndrojë edhe për një sezon në elitën e futbollit kosovar, pati një dominim të lehtë, por në fund sfida u mbyll pa gola.

Për ta kuptuar ekipin që do të jetë pjesë e Superligës për sezonin e ardhshëm do të nevojiten vazhdimet dy herë nga 15 minuta dhe në rast se përsëri rezultati do të jetë i barabartë, atëherë do të shkohet në ekzekutimin e penalltive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore