Shqipëria

Përfundon impianti i Përpunimit të Mbetjeve në Fier


Kryeministri Edi Rama inspektoi përfundimet e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Fier. Impanti cilësohet një kryevepër inxhinierike e tre viteve të fundit. Kapacitetit i inceneratorit  do të jetë 250-280 ton në 24 orë.

Do të operohet me tre turne. Pasi të vijnë mbetjet do të klasifikohen manualisht në mbetje të riciklueshme dhe mbetje të djegshme.

Është parashikuar të punësohet një staf prej 110 punonjësish. Pritet që në fund të muajit prill do të vihen në punë impianti për djegien e mbetjeve urbane.

Me përfundimin e impiantit  mbetjet nuk do të digjen më në natyrë në qarkun e Fierit. Rama e cilësoi një “transformim të madh teknologjik” dhe një “çlirim të madh mjedisor”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore