Përballje

Përfundon faza e grupeve në Ligën e Evropës


Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e grupeve në Ligën e Evropës, ku nga ora 21:00 u zhvilluan takimet e grupeve E, F, G dhe H.

Skuadrat që dolën të parat në grupet e tyre respektive, u kualifikuan në fazën e 1/8-ve të finales së kësaj gare.

Vendet e dyta shkojnë në fazën e 1/16-ve të finales, ndërsa vendet e treta bashkohen në 1/16-ën e finales në Ligën e Konferencës.

Në Grupin E, vendin e parë e zuri skuadra turke, Galatasaray, me 12 pikë, të cilët në ndeshjen e fundit barazuan pa gola si mysafir i Lazio-s.

Vendin e dytë në këtë grup e zë Lazio me nëntë pikë, ndërsa të tretin e mori Marselle, të cilët fituan me rezultat 1:0 ndaj Lokomotivës së Moskës.

Në Grupin F, vendin e parë e mori skuadra serbe, Ylli i Kuq, me 11 pikë të grumbulluara, të cilët barazuan 1:1 në ndeshjen vendimtare ndaj portugezëve të Braga-s.

Me këtë barazim, Braga mbeti në vendin e dytë me një pikë më pak, ndërsa në vendin e tretë u pozicionuan danezët e Midtjylland, me nëntë pikë të grumbulluara.

Lider i Grupit G mbeti Bayer Leverkusen, pavarësisht se në ndeshjen e fundit u mposhtën me rezultat 1:0 nga skuadra e Myrto Uzunit, Ferencvaros.

Vendi i dytë në këtë grup i takon Betis-it me 10 pikë, që gjithashtu u mposhtën në ndeshjen e fundit ndaj Celtic-ut me shifrat 3:2, të cilët e rrëmbyen pozitën e tretë me nëntë pikë.

Ndërsa lider i Grupit H, mbeti skuadra angleze West Ham me 13 pikë, pavarësisht që ata pësuan humbje nga Dinamo Zagreb, me rezultat minimal, 1:0.

Të dytët në këtë grup mbeten kroatët e Dinamos me 10 pikë, ndërsa në vendin e tretë përfunduan austriakët e Rapid Vienna-s me gjashtë pikë, për të cilët ishte vendimtar fitorja ndaj Genk-ut si mysafir me shifrat 0:1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore