Sport

Përfundojnë ndeshjet e Superiores


Kanë përfunduar tre ndeshjet e Kategorisë Superiore të futbollit në Shqipëri. Fitojnë Laçi, Teuta dhe Bylisi.

Laçi vendas ka fituar minimalisht me Kastriotin. Golin e vetëm të takimit e shënoi Regi Lushkja në minutën e 32’ të pjesës së parë.

Teuta gjithashtu mori fitore minimale, me shifrat 0-1 në fushën e Tiranës. Për durrsakët shënoi Lorenco Vila në minutën e 20’ të takimit.

Derbi i Fierit, nxori fitimtar Bylisin. Me anë të golit të Anthony Beji në të 80’ ballshiotët morën fitoren ndaj një kundërshtari direkt për mbijetesën.

Kur janë akoma dhe dy ndeshje pa u luajtur nga java e 20, ajo midis Skënderbeut dhe Vllaznisë, si dhe Kukësi kundër Partizanit, ndeshjet e sotme sollën disa ndryshime në tabelën e renditjes.

Vllaznia kryeson me 40 pikë, ndiqet nga Laçi dhe Teuta me 36 pikë, Partizani me 34 pikë, Kukësi me 29 pikë, Tirana me 26 pikë, Kastrioti me 24 pikë, Bylisi me 15 pikë, Apolonia me 13 pikë dhe Skënderbeu në vendin e fundit me 12 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore