Përballje

Përfundojnë barazim dy ndeshjet e së shtunës në Superligën e Kosovës


Dy ndeshjet e së shtunës në Superligën e Kosovës në futboll përfunduan me rezultate të barabarta.

Drita – Llapi

Dueli mes Dritës dhe KF Llapit përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me mundësi shënimi për të dy skuadrat.

Pjesa e parë përfundoi pa gola për të dy skuadrat.

Goli i parë erdhi nga Llapi në minutën e 50-të me anë të mesfushorit Valmir Veliu.

Pas 27 minutave tentimeve për të shënuar, goli erdhi edhe për Dritën.

Golin për gjilanasit e shënoi Ardian Cuculi në minutën e 77-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Drita radhiten në pozitën e parë me 38 pikë, ndërsa Llapi janë në vendin e katërt me 33 pikë.

Ulpiana – Malisheva

Ndeshja tjetër mes Ulpianës dhe Malishevës përfundoi me rezultat të barabartë 1:1 po ashtu.

Dy golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa pjesa e dytë ishte më e qetë.

Golin e parë e shënuan KF Ulpiana në minutën e 20-të nga pika e penaltiisë me anë të Marclei.

Goli i barazimit erdhi pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 43-të me anë të Xhevdet Shabanit.

Malisheva radhiten në pozitën e shtatë me 23 pikë, ndërsa Ulpiana janë në vendin e tetë me 19 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore