Jetesë & Stil

Përfundimisht – Priyanka Chopra dhe Nick Jonas janë bashkë


Aktorja indiane, Priyanka Chopra i ka dhënë fund dyshimeve për një ndarje të mundshme nga këngëtari i muzikës pop,  Nick Jonas dhe siç vihet re, çifti janë bashkë.

Chopra, kishte ndezur thashethemet në publik, pasi në profilet e saj të mediave sociale kishte fshirë mbiemrin “Jonas”, të cilin e ka mbajtur që nga koha kur dyshja kishin celebruar dashurinë e tyre.

Tanimë, në mediat sociale, ajo mund të gjendet vetëm si Priyanka Chopra, por kjo nuk ka të bëjë asgjë me çiftin të cilët muajin që vjen do të festojnë përvjetorin e tretë të martesës së tyre.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas.

Gjithsesi, për t’i hedhur poshtë zërat që qarkullonin poshtë e lartë, duke aluduar për një ndarje të mundshme, Pryanka ka publikuar një video në llogarinë e Instagram-it, brenda të cilës nuk ka hezituar ta quaj Nick-un, “burrë të saj”.

Ylli i Matrix Resurrections po promovonte shfaqjen komike “Netflix Is A Joke”, ku po bënte humor me Nick-un dhe vëllezërit e tij, Joe dhe Kevin. Në një postim për 70 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Priyanka ndau një video një minutëshe të saj duke thënë gjëra qesharake në treshen.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas.

“Bëra disa shaka të këndshme për bashkëshortin tim dhe vëllezërit e tij. Përparësitë e të qenit Jonas”, shkruan Priyanka në postim.

Vetëm një ditë më pas, Nick, e ri publikoi videon në llogarinë e Instagramit, duke lënë të kuptohej që nuk kishte ndodhur asgjë mes çiftit.

Madje, ndërsa shfletonte një revistë për jetën e tij, ai ndaloi në një foto të tij dhe Priyanka.

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas.

“Foto nga Festivali i Filmit në Kanë me të bukurën Priyanka Chopra Jonas”, shkroi ai, duke vënë theksin te “Jonas”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore