Lajme

Përfshihet nga zjarri shkolla në Podujevë


Paraditen e 20 janarit është përfshirë nga zjarri Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë të Podujevës. Përveç dëmeve materiale, nuk ka asnjë të lënduar.

Për këtë ngjarje ka reaguar Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj.

Me keqardhje mësuam lajmin se paraditen e sotme Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ilir Konushefci” në fshatin Llugë të Podujevës është përfshirë nga zjarri. Përveç dëmeve në infrastrukturën e objektit, për fat të mirë, nuk ka të lënduar nga ky rast. Në mënyrë që nxënësit të mos humbin asnjë orë mësimore do të ofrohet mësim online”, ka deklaruar Likaj në median sociale “Facebook”.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bashkëpunojë me Komunën e Podujevës, për të rregulluar pjesën e dëmtuar nga zjarri.  Më pas nxënësit mund të kthehen për të vazhduar procesin e rregullt mësimor.

Shkaqet e këtij zjarri nuk janë bërë të ditura akoma./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore