Shqipëria

Përfshihet nga flakët banesa në Kavajë, humb jetën 85-vjeçari


Një 85-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e 30 janarit si pasojë e zjarrit që ka përfshirë banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, në Golem, Kavajë.

“Më datë 30 janar 2021, rreth orës 07:20, në Golem, Kavajë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L.K, 85-vjeç. Si pasojë e zjarrit ky shtetas ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore