Kultura

Përfitimet nga traditat japoneze


Japonia është vendi i traditave. Ajo bën diferencën nga shumë vende të botës. Një ndër traditat e Japonisë është fakti që shumë familje hanë ushqimin ulur në dysheme, dhe nuk ulen në karrige, madje as në restorantet me 5 yje nuk ka karrige.

Nëse dëshironi të njihni një person më shumë, mund të provoni të vëzhgoni llojin e ushqimit që ata pëlqejnë. Sipas një hulumtimi shkencor, produkti i preferuar i ushqimit mund të jenë një sinjal për llojin e personalitetit të një personi.

Ndërkaq, njerëzit në Japoni hanë ndërsa janë ulur në dysheme dhe kjo nuk është vetëm për shkak se shtëpitë japoneze janë zakonisht shumë të vogla. Në fakt, ky zakon ka shumë përfitime shëndetësore:

Ndihmon tretjen

Kur uleni në dysheme me këmbë të kryqëzuara dhe hani, ju pa kuptuar po bëni joga në të njëjtën kohë. Ky pozicion këmbëkryq quhet sukhasana dhe besohet se rrit rrjedhjen e gjakut në stomak, duke ju ndihmuar të tretni lehtë ushqimin dhe të merrni më shumë vitamina dhe lëndë ushqyese.

Kur përkuleni përpara për të marrë ushqim nga pjata juaj dhe pastaj ktheheni në pozicionin fillestar për ta gëlltitur atë, ju po forconi muskujt në barkun tuaj, i cili, nga ana tjetër, mund të parandalojë fryrjen e barkut.

Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Ulur në dysheme ndërsa hani ndihmon nervin tuaj vagus të funksionojë më mirë. Kur sistemi juaj tretës lëshon një hormon të quajtur leptin, ai i dërgon një sinjal nervit vagus se jeni i ngopur dhe funksionimi i duhur i këtij nervi mund t’ju parandalojë nga mbingopja.

Ju bën më fleksibël

Ndërsa ulur në një karrige për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëmtimin e shpinës tuaj, ulur në dysheme ju shtrini gjunjët. Meqenëse ky pozicion ju ndihmon të rrini më gjatë me çdo kafshatë, i bën shpinën dhe shpatullat më të forta.

Mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Nëse lehtë mund të ngriheni nga një pozicion këmbëkryq pa ndonjë mbështetje, shanset janë që të mund të jetoni më gjatë. Rezulton se, të ulurit në dysheme ndërsa hani dhe të ngriheni disa herë në ditë është një nga mënyrat më të thjeshta për të shtuar vite shtesë në jetën tuaj.

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore