Gatimi

Përfitimet nga lëngu i karotës


Kur mendoni për lëngje, ai i karotës ndoshta nuk është gjëja e parë që ju vjen në mendje. Lëngjet e portokallit, mollës, rrushit dhe ananasit janë shumë më të popullarizuara.

Sidoqoftë, nëse nuk jeni adhurues të karotave në ushqim, mund t’i ktheni ato në një pije të shijshme dhe përsëri të merrni të gjitha përfitimet shëndetësore!

Për shembull, mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga gripi më shpejt.

Ekspertët listojnë përfitimet që do të keni nëse konsumoni lëngun e karotës:

Mund të rrisë metabolizmin tuaj

Vitamina B, në lëngun e karotës, ndihmon në uljen e nivelit të yndyrave, në shtimin e proteinave dhe kthimin e karbohidrateve në energji.

Ajo, gjithashtu, ka fibra dietike, të cilat mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni peshën.

Është mirë për sytë

Vitamina A është thelbësore për shëndetin e syve. Është e rëndësishme për shikimin në dritë të zbehtë dhe mbron sipërfaqen e syrit.

Po ashtu zvogëlon rrezikun për të marrë sëmundje të caktuara të syve.

Mund të forcojë sistemin imunitar

Karotat përmbajnë karotenoide. Ato veprojnë si pararendës të Vitaminës A, e cila mund të rrisë sistemin tuaj imunitar.

Ai mbështet rritjen dhe shpërndarjen e qelizave T, të cilat janë qeliza të bardha të gjakut që mbrojnë trupin nga infeksioni. Vitamina C gjithashtu mund të mbështesë sistemin tuaj imunitar.

Mund të zvogëlojë rrezikun e prekjes nga kanceri

Karotat përmbajnë lëndë ushqyese që kanë një efekt antioksidant, të cilat mund të ulin rrezikun e prekjes nga kanceri.

Kjo do të thotë se ato neutralizojnë radikalet e lira, të cilat mund të dëmtojnë qelizat tuaja, dhe madje edhe të dëmtojnë ADN-në tuaj. Fibrat dietike në karota gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e disa llojeve të kancerit.

Është e shëndetshme për lëkurën

Vitaminat C, E dhe K, të cilat janë të pranishme në lëngun e karotës, mund të promovojnë shëndetin e lëkurës. Vitamina C, përveç se është një antioksidant, mund të bëjë që kremi i diellit të funksionojë në mënyrë më efektive.

Për më tepër, ka një efekt anti-plakje, sepse ndihmon në prodhimin e kolagjenit, shërimin e lëkurës së dëmtuar dhe parandalimin e rrudhave.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore