Lajme

Perëndimi ka bërë thirrje që Ukraina të sulmojë Rusinë, thotë Kremlini


“Vendet perëndimore kanë bërë thirrje që Ukraina të sulmojë Rusinë”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kremlinit, Maria Zakharova.

Deklarata e saj erdhi pasi një ministre e lartë e Mbretërisë së Bashkuar tha se sulmet ukrainase ndaj objektivave ruse ishin legjitime.

Zakharova paralajmëroi se Perëndimi duhet t’i marrë seriozisht zotimet e Moskës për t’iu përgjigjur sulmeve në territorin e saj.

Komentet e saj vijnë pasi Rusia raportoi shpërthime të shumta dhe zjarr në një depo municioni në jug të vendit, më e fundit në një seri incidentesh të përshkruara nga një zyrtar i lartë ukrainas si “karma”.

Më parë, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, i tha BBC-së se ishte e drejtë që Ukraina në vetëmbrojtje e sipër, të godiste objektivat ruse.

“Nëse Ukraina do të zgjidhte të synonte strukturën logjistike të ushtrisë ruse, kjo do të ishte legjitime sipas ligjit ndërkombëtar”, tha Wallace, përcjell Albanian Post.

Në fillim të kësaj jave, një tjetër ministër i Mbretërisë së Bashkuar deklaroi se do të ishte legjitime që Ukraina të përdorte armë të furnizuara nga Perëndimi në tokën ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore