Lajme

Përdhunime në zemër të parlamentit australian


Kryeministri australian, Scott Morrison, është krenuar gjithmonë me aftësitë e tij në narrativën mediatike.

Si një ish-ekzekutiv i reklamave ai është mësuar ta kontrollojë mesazhin që përcjell.

Por gjatë dy javëve të fundit një histori ka refuzuar t’i bindet vullnetit të tij dhe ka ekspozuar një pikë të dobët, gratë.

Morrison po lufton për të menaxhuar zemërimin në rritje për pretendimet e përdhunimit në zyrat shtetërore.

Brittany Higgins pretendon se ajo është përdhunuar në vitin 2019,  në zyrën e Ministres së Mbrojtjes, Linda Reynolds.

Në atë kohë ajo e tërhoqi ankesën e saj nga policia, nga frika e humbjes së punës.

Të mërkurën bashkë me tre gra të tjera, që pretendojnë se janë përdhunuar nga i njëjti burrë, ato kanë zyrtarizuar padinë e tyre në polici.

Një pretendim historik për përdhunim gjithashtu u shfaq këtë javë, duke përfshirë një grua që pretendon se ishte përdhunuar në 1988 nga një burrë që tani është ministër i kabinetit federal .

Historia e Higgins

24-vjeçarja e atëhershme, e cila ishte detyruar të tregonte historinë e saj në të njëjtën dhomë ku ndodhi përdhunimi i pretenduar, tha se ndjente se u detyrua te zgjidhte midis “punës së ëndrrave” dhe raportimit të çështjes në polici.

Dy vite më vonë, një foto e kryeministrit me Grace Tame, një avokate për viktimat e sulmeve seksuale, provoi shumë për Higgins, e cila ndjeu se ishte i ishte ‘mbyllur goja’ nga qeveria.

Ajo dha dorëheqjen, foli me Policinë Federale Australiane në lidhje me mundësinë e rihapjes së çështjes së saj dhe doli në publik, duke shkaktuar një stuhi zjarri për qeverinë Morrison.

Morrison ka insistuar që zyra e tij nuk ishte në dijeni të akuzave deri në 12 shkurt, tre ditë para se historia të dilte në publik.

Me më shumë gra që shtojnë zërat e tyre, kryeministri po lufton për t’i dhënë zë fjalëve të duhura që t’i qetësojë ato.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore