Jetesë & Stil

Përdhunim dhe trafikim – akuzat e reja mbi çiftin T.I dhe Tiny


Tri gra të tjera pa emër kanë dalë me pretendime shqetësuese në lidhje me çiftin T.I. dhe Tameka “Tiny” Harris.

Por, çifti janë duke i mohuar me forcë pretendimet.

Një zëdhënës i avokatit, Tyrone A. Blackburn, tha që tre viktimat e tjera e kanë kontaktuar atë dhe  se ai është “duke folur me hetuesit nga juridiksionet e shumta për të ndjekur akuza penale” kundër  këngëtarit amerikan, T.I. dhe tekstshkrueses, Tiny.

Sipas zëdhënësit të Blackburn, një grua 20-vjeçare pretendon se çifti “nxori një pilulë dhe e detyroi atë ta gëlltiste atë” kur u takua me ta në një klub nate në Miami në vitin 2010.

Ajo pretendon se më vonë u dërgua në një hotel, ku dyshohet se siguria e çiftit i mori telefonin dhe T.I “e detyroi atë të merrte një substancë pluhur nga gishti i tij”.

Gruaja më tej pretendon se, “[Tiny] e zhveshi dhe vazhdoi të bënte marrëdhënie seksuale. Ajo tha që trupi i saj ishte i mpirë, dhoma po ngadalësohej dhe ajo nuk mund të jepte mos pëlqimin”.

Dy gra të ndryshme i janë drejtuar Blackburn me pretendime të ngjashme – njëra që akuzon T.I. dhe një mik të tij, shitës i  “drogës dhe përdhunues”, ku edhe përdoren dhunë seksuale në një hotel në Miami.

Ndërsa, viktima e tretë pretendon se ajo ishte “droguar dhe trafikuar për seks në Nevada, California dhe Florida”, tha zëdhënësi.

Gratë bashkohen me dhjetëra klientë të tjerë të Blackburn që tashmë akuzojnë çiftin për “një mori akuzash për drogë të detyruar, rrëmbim, përdhunim dhe frikësim”.

Një avokat për T.I. dhe Tiny mohoi të gjitha akuzat në mars dhe i quajti ato një “shkatërrim”.

“Pozicioni i klientëve të mi mbetet i njëjtë. Ne jemi akoma duke pritur që akuzuesit anonimë të zbulojnë veten e tyre para publikut. Mosgatishmëria dhe refuzimi i tyre i vazhdueshëm për të bërë zhduk çdo pretendim të vetëm”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore