Përballje

Përcaktohet ‘rruga për Tiranë’, hidhet shorti i raundit të 16-ave në Conference League


Është përcaktuar raundi i të 16-ave, tashmë në kompeticionin më të ri, dhe të tretin më të rëndësishëm në Evropë – Conference League.

Conference League, e cila po zhvillon sezonin e saj të parë pas inaugurimit, finalen e parë do ta zhvillojë në kryeqytetin e Shqipërisë, në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Në këtë kompeticion, mund të shihen skuadra nga liga më të vogla – por edhe skuadra të rangut më të ulët në ligat më të mëdha Evropiane.

Sezoni i parë deri tani ka jetuar krah pritshmërive, duke sjellë befasi dhe shumë ndeshje interesante.

Në shortin e hedhur sot, janë caktuar këto tetë ndeshje që zhvillohen në kuadër të raundit të 16-ave:

Marseille – Basel

Leicester City – Rennes

Paok – Gent

Vitesse – Roma

PSV – Copenhagen

Slavia Prague – LASK Linz

Bodo/Glimt – AZ Alkmaar

Partizan – Feyenoord

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore