Sport

Përballje e Mayweather me Jake Paul


Floyd Mayweather dhe Jake Paul

Ngjarja filloi me Mayweather dhe Paul siç ishte planifikuar, por nuk përfundoi ashtu.

Floyd Mayweather dhe Logan Paul në “Face Off”

Pas rreth dhjetë minutash nga përfundimi i konferencës për shtyp, vëllai i vogël Paul, i cili nokautoi Ben Askren në luftën e tij më të fundit, vendosi të përballet me Floyd Mayweather.

Gjatë bisedës në skenë, Mayweather i tha Logan se do ta rrihte atë dhe vëllain e tij në të njëjtën natë.

Jake u përpoq ta bënte këtë realitet duke i thënë që të telefononte këshilltarin e tij, Al Haymon dhe të organizonte ngjarjen e dyfishtë.

Në konfrontimin mes Floyd Mayweather dhe Jake Paul, ky i fundit u mundua t’i marrë kapelën legjendës Mayweather, por kjo nuk përfundoi mirë pasi Paul morri një goditje të pastërt nga truprojat e Mayweather.

Floyd Mayweather i nervozuar pas veprimit të Jake Paul

Truprojet u futëm në mes dhe i ndanë, por Mayweather kërkonte më shumë nga Jake Paul, ai kërkonte që ta mposhtë aty.

Jake reagoi duke postuar në Twitter: “Sinqerisht kam pasur tre luftime të lehta si një profesionist që po kruhet për ndonjë ndeshje të vërtetë.

“Një nga 30 truprojat e Floyd më dhanë një goditje të pastër në sy RESPEKT!!”, shtoi Jake Paul në Twitter.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore